Fushata
sensibilizuese Bankat e shkollave barrikadė ndaj trafikimit
pėr tė rinjtė nė
Shqipėri
Tiranė, 17 dhjetor 2007 Sekretariati i Pėrgjithshėm pėr Barazinė Gjinore nė
Ministrinė e Brendshme tė Greqisė, Qendra Kėrkimore pėr Barazinė Gjinore
(KETHI) dhe IOM, organizojnė njė konferencė shtypi nė kuadėr tė projektit Aktivitete
per parandalimin dhe mbėshtetjen e viktimave te trafikimit. Kjo konferencė
synon tė informojė opinionin publik mbi njė fushatė parandaluese me shkollat nė
dobi tė tė rinjve shqiptarė. Konferenca e shtypit do tė zhvillohet nė orėn 11.00, nė Hotel Tirana International, salla Consortium.
Ky projekt, me vlerė totale 220.000 Euro, qė financohet
nga Republika Greke, realizohet me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės tė
Republikės sė Shqipėrisė, si dhe Ministrinė e Arsimit dhe pėrfshin seminare
edukative pėr nxėnės te moshės 14-17 vjeē. Projekti do tė testohet nė mė se 100
shkolla tė rrethit tė Tiranės, me sloganin Bankat e shkollave barrikadė
ndaj trafikimit. Qėllimi kryesor i fushatės ėshtė tė
ndihmohen personat, viktimat e dhunės gjinore, ose familjare tė lidhura me
trafikimin, pėr tė identifikuar rreziqet
qė shoqėrojnė migracionin e parregullt
dhe pėr tė informuar tė rinjtė mbi kėrcėnimet e trafikimit.
Nėn kujdesin e donatorėve, njė ekip multidisiplinar, i pėrbėrė nga
punonjės social, psikolog, kėshilltar ligjor dhe mjek, ofron kėshillim tė
avancuar nė mbėshtetje tė rintegrimit dhe fuqizimit tė ish-viktimave shqiptare
tė trafikimit.
Kjo konferencė shtypi evidenton pėrpjekjet e
kordinuara pėr parandalimin e trafikimit dhe ndihmėn pėr viktimat e trafikimit nė Shqipėri dhe nė rajon.
Pėr mė tepėr informacion lutemi kontaktoni:
Miriam Neziri Angoni
Zyra e Informimit Publik
Tel: ++ 355 4 257 836/7
Fax: 355 4 257 835