Njoftim per shtyp

“Migracioni: skenar i ri per zhvillimin e bashkepunimit mes Italise dhe Shqiperise”

 

 

 

Tirane, 29 Janar 2008 -  Zyra e Bashkepunimit Italian per Zhvillim dhe Organizata Nderkombetare per Migracionin, ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, organizojne nje aktivitet te perbashket qe synon te percaktoje rruge te reja bashkepunimi mes Italise dhe Shqiperise per ceshtjet e migracionit, duke u fokusuar ne kthimin vullnetar dhe zhvillimin. Aktiviteti do te zhvillohet nga ora 9.30-13.00, ne sallen Consortium, Hotel Tirana International.

 

Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Z. Koço Barka, dhe Ambasadori i Italise ne Shqiperi, SHTZ Saba d’Elia, do te hapin punimet e kesaj konference. Ne kete takim do te  mbajne fjalen e rastit gjithashtu perfaqesues te IOM ne Tirane dhe Rome, te Caritas Itali, te Patronato Acli-Ipsia dhe te Rajonit Emilia Romagna, si dhe partnere te OJF shqiptare “Shprese per te Ardhmen”.

 

Ky takim do te sherbeje si pikenisje e nje debati publik mbi sfidat dhe mundesite e menaxhimit te migracionit ne Shqiperi ne perputhje me prioritetet e zhvillimit kombetar. Gjithashtu do te konfirmoje mbeshtetjen e IOM dhe te Bashkepunimit Italian per Zhvillim ne Shqiperi ndaj qeverise ne kete fushe. Prezantimet e ketij aktiviteti do te pasqyrojne perpjekjet e secilit pjesemarres lidhur me: migracionin qarkullues, forcimi i kontributit zhvillues te migranteve te kthyer ne vendin e tyre, do te japin te dhena statistikore mbi numrin dhe profilin (arsimin, profesionet, niveli i integrimi) e emigranteve shqiptare ne Itali, te dhena mbi emigrantet potenciale dhe ato qe kthehen ne Veri te vendit, si dhe perpjekjet per te nxitur investimin e remitancave dhe zhvillimin socio-ekonomik ne rrethet e Tiranes dhe Elbasanit.

 

 

 

Per me shume informacion, ju lutem kontaktoni:

 

Miriam Neziri Angoni                                                      Alessia Montanari
Zyra Informimit Publik                                                    Oficere per Komunikimin

Organizata Nderkombetare per Migracionin                      Zyra e Bashkepunimit per Zhvillim

Rr. Brigada VIII, Vila 3                                                   Ambasada e Italise
Tirane - Shqiperi                                                           
Rruga "Abdi Toptani", Torre "DRIN", kati 5te      

Tel: ++ 355 4 257 836/7/271 629                                     Tirane, Shqiperi
Fax: 355 4 257 835                                                       
Tel: + 355 4 240 881/2/3, Fax: + 355 4 240 884
www.iomtirana.org.al                                                     www.italcoopalbania.org